Në Bruksel, Ministri i Drejtësisë Toni Gogu zhvilloi një takim me Ministren e Drejtësisë së Belgjikës, Annelies Verlinden, ku u diskutua mbi progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, rezultatet e reformës në drejtësi, si dhe forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar. ⚖️
Gjatë takimit, Ministri Gogu theksoi se Shqipëria pret një vlerësim të drejtë nga institucionet europiane, të bazuar në fakte dhe në rezultate konkrete të reformave të ndërmarra.


