Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Artemis Malo, mori pjesë në Forumin vjetor të Sofjes “BE-ja takon Ballkanin”, kushtuar bashkëpunimit rajonal dhe integrimit evropian.
Zëvendësministrja Malo rikonfirmoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj integrimit evropian, si një objektiv parësor kombëtar që gëzon mbështetje të gjerë nga shoqëria.
Ajo vuri në dukje ndikimin transformues të këtij procesi, i cili sipas saj, tashmë ka çuar në reforma të rëndësishme për konsolidimin e mëtejshëm të demokracisë dhe sundimit të ligjit, për forcimin e institucioneve, etj.
Zv/ ministrja theksoi se avancimi i shpejtë i integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor është i një rëndësie kritike për sigurinë dhe stabilitetin e Evropës.
Sipas saj, konteksti gjeopolitik i karakterizuar nga kërcënime dhe sfida të jashtme, kërkon një qasje të fortë dhe të unifikuar evropiane ndaj zgjerimit, me politika të reja, masa të prekshme dhe veprime vendimtare.