Albanian Embassy in Sofia / Ambasada Shqiptare në Sofje sot inaguroi projektin “Art for Diplomacy”, duke u prezantuar me një poster të madh kolazh/fotografik të Shqipërisë turistike të vendosur në stacionin e autobusit pranë Pallatit të Kulturës ne Sofje.
Në lançimin e këtij projekti, që synon promovimin e vendeve turistike të Shqipërisë, mori pjesë edhe Kryetari i Minibashkisë Lozonets z.Konstandin Pavlov, artistja dhe kuratorja e ekspozitës Petya Ilieva, si dhe Kryetari i Minibashkisë Sredets, z.Traycho Traykov, të cilët e vlerësuan këtë iniciativë tepër të rëndësishme, që njeh publikun bullgar me Shqipërinë si një destinacion i kërkuar turistik, si dhe shërben si një urë lidhëse ndërmjet artit dhe diplomacisë.
Ambasadorja Milo falenderoi znj. Ilieva për kontributin e saj dhe vizionin artistik në lancimin e një projekti të tillë i cili nxjerr në pah Shqipërinë turistike #AlbaniaAllSenses, si dhe falenderoi dy kryetarët e minibashkive per gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar në projekte të përbashkëta .
Në këtë aktivitet morën pjesë edhe përfaqësues të komunitetit shqiptar, kryetari i Dhomës se Tregtisë Bullgari-Shqipëri z.Ervis Taluri, pedagoge nga Universiteti i Sofjes, gazetarë nga BTA zj.Magdalena Dimitrova etj.