Më 12 Dhjetor 2025, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Sofje, u zhvillua Takimi i Rrjetit të Profesionistëve Shqiptarë në Bullgari, duke mbledhur profesionistë shqiptarë nga fusha të ndryshme të jetës akademike, ekonomike, kulturore dhe institucionale.
Pjesëmarrësit patën mundësinë të prezantojnë profilet e tyre profesionale, të ndajnë eksperienca dhe të diskutojnë ide konkrete për bashkëpunime të ardhshme.
Në fokus të diskutimeve ishin:
Roli i komunitetit profesional shqiptar në promovimin e imazhit të Shqipërisë në Bullgari
Mundësitë për forcimin e bashkëpunimit Shqipëri–Bullgari në fusha të ndryshme
Forcimi i komunikimit dhe bashkëpunimit me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë
Takimi shërbeu si një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një platforme të qëndrueshme rrjetëzimi si dhe u hodhën bazat për iniciativa të reja të përbashkëta.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë shpreh falënderimet e saj për të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë, duke rikonfirmuar gatishmërinë për të mbështetur dhe nxitur bashkëpunimin e komunitetit shqiptar në Bullgari.


