Ambasadorja Milo mori pjesë sot në një takim pune të organizuar nga Ministria e Turizmit në Sofje me përfaqësues të trupit diplomatik dhe medias, ku u prezantuan performanca dhe perspektivat pozitive të Bullgarisë në turizëm.
Në margjinat e takimit, ajo zhvilloi një shkëmbim të shkurtër mendimesh me Ministren Irena Georgieva, duke theksuar rëndësinë e avancimit në një mënyrë më konkrete të zbatimit të Memorandumit të Mirëkuptimit dhe Planit të Përbashkët të Veprimit të nënshkruar në Tiranë.
Forcimi i bashkëpunimit Shqipëri-Bullgari në turizëm, duke përfshirë përmirësimin e lidhjes, mbetet një përparësi e përbashkët mes vendeve tona.


