Në Samitin e SEECP-së në Sofje Presidenti Begaj pati një diskutim të frytshëm dhe dakordësi për forcim të stabilitetit, të sigurisë dhe integrimit evropian përmes bashkëpunimit më të fortë rajonal. Shqipëria mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj kësaj rruge. Ne po avancojmë agjendën tonë të reformave dhe po ecim përpara në procesin e anëtarësimit në BE, me objektivin për ta përmbyllur këtë proces brenda kësaj dekade. Ajo që çon përpara një vend, kontribuon në stabilitetin dhe zhvillimin e të gjithëve. Faleminderit Presidencës së Sofjes për organizimin, mikpritjen dhe punën e shkëlqyer në këtë 30-vjetor të kësaj nisme!




