Z. Igli Hasani, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, shoqëruar nga Ambasadorja Znj. Dr. Artemis Malo, zhvilluan një takim me anëtarët e komunitetit shqiptar në Montreal, në ambientet e Galerisë Ambigu.
Në këtë takim, Ministri Hasani vlerësoi rolin thelbësor të diasporës në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë si edhe bisedoi me të pranishmit mbi mundësitë për investime në sektorë si infrastruktura, teknologjia dhe turizmi, si edhe mbi pjesëmarrjen në zgjedhjet e vitit 2025. Gjithashtu, Ministri Hasani shprehu vendosmërinë për forcimin e lidhjeve mes diasporës dhe Shqipërisë duke bërë së bashku hapat e fundit drejt realizimit të qëllimit tonë për integrim në Bashkimin Evropian dhe Shqipërisë 2030..
Bashkëkombasit shqiptarë, përbëjnë një komunitet dinamik me kontribute të vyera në ekonomi e shoqëri, si edhe në përhapjen e kulturës dhe gjuhës shqipe në Kanada.