Më datë 03 dhjetor 2024, Ambasadorja Malo zhvilloi një takim virtual me z. Amarildo Ceka, sipërmarrës i suksesshëm shqiptar në Kanada.
Gjatë këtij takimi virtual u prezantua një projekt i rëndësishëm studimor i hartuar nga z. Ceka dhe ekipi i tij lidhur me komunitetin shqiptar në Kanada.
Gjithashtu u diskutua mbi njohjen e javës së fundit të muajit nëntor si java e trashëgimisë shqiptar në Bashkinë e qytetit të Vancouver, në provincën e British Columbia.
Në përmbyllje të këtij takimi u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit mbi disa projekte që ndërlidhen me komunitetin në BC por edhe në provinca të tjera ku gjendet komuniteti shqiptar.