Në vijim të panairit “Travel and Vacation Show 2025”, i mbajtur në Otava më 12-13 Prill 2025, dhe interesit të madh ndaj kulturës dhe kostumografisë shqiptare, përfundon projekti i parë në bashkëpunim me fotografin dhe autorin Dr. Madghism Madi.
Dr. Madi, në librin e tij të ardhshëm fotografik mbi multikulturalizmin në Otava, do të përfshijë kostumografinë dhe traditat shqiptare, të përfaqësuara nga të rinjtë e komunitetit shqiptar në Otava.
Për më tepër, do të informoheni së shpejti mbi publikimin e librit me fotografi të Dr. Madi që do të sjellë një pasqyrë të bukur dhe autentike të kulturës shqiptare në Kanadë.