Kanadaja është një lider botëror në ruajtjen e paqes dhe diplomacisë. Shqipëria ishte një nga shtetet e përzgjedhura si bashkëdrejtuese në këtë linjëzim, në diskutimin me ish-Ministrin e Punëve të Jashtme Loyd Axworthy, Sekretarë Shteti, Senatorë, Parlamentarë dhe Ambasadorë.
Fokusi i dialogut ishte rëndësia e Traktatit të Otavës për parandalimin e zonave të minuara, në një botë komplekse, ku kërcënimet reale vënë në dyshim sundimin e paqes dhe sigurisë.