1 Maj 2025
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Otava mori pjesë në sesionin informativ mbi çështjet protokollare të organizuar nga Ministria e Jashtme Kanadeze.
2 Maj 2025
Ambasadorja Artemis Malo priti në rezidencën e Shqipërisë Ambasadorin e Kosovës Z. Adriatik Kryeziu, Ambasadorin e Maqedonisë së Veriut Z. Agron Buxhaku, dhe ish Ambasadorin e Shqipërisë Z. Besnik Konçi.
4 Maj 2025
Ambasadorja Artemis Malo mori pjesë në meshën përkujtimore për përcjelljen e Atit të Shenjtë, Papa Franceskut, një udhëheqës të paqes dhe një njeri me dashuri dhe shërbim të jashtëzakonshëm për njerëzimin.
6 Maj 2025
Ambasadorja Artemis Malo zhvilloi një takim me Znj. Julia Scott, Zëvendës-presidente e Universities Canada dhe Znj. Bibiana Valencia, Menaxhere e sektorit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Fokusi i këtij takimi ishte mbi mundësitë për hartimin e marrëveshjeve në fushën e arsimit.
9 Maj 2025
Ambasada e RSH në Otava mori pjesë në aktivitetet e organizuara në Otava për të festuar Ditën e Evropës.
12 Maj 2025
Ambasada e RSH në Otava mori pjesë në një aktivitet të organizuar nga Ambasada e Hungarisë në Otava, për të festuar 150-vjetorin e Akademisë së Muzikës Liszt Ferenc dhe trashëgiminë e njohur botërisht të artit muzikor hungarez.
16 Maj 2025
Ambasadorja Artemis Malo mori pjesë në përkujtimin e 110-vjetorit të Gjenocidit të Armenisë në Kishën Notre Damë në Otava.
22 Maj 2025
Ambasadorja Artemis Malo ishte pjesë e një tryeze diskutimi, organizuar nga Ambasada e Hollandës dhe Ambasada e Polonisë, në kuadër të Samitit që do të mbahet në Hagë në 24-25 qershor.
23 Maj 2025
“Firefighter without Borders” dhe Desa Auto, në koordinim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Kanada, realizuan një donacion me pajisje për sigurinë e kushteve të punës të zjarrëfikësve në Bashkinë e Vlorës.
25 Maj 2025
Ambasada e RSH në Otava mori pjesë në Ceremoninë e Ngritjes së Flamurit me rastin e 79-vjetorit të Pavarësisë së Mbretërisë Hashemite të Jordanisë.
29 Maj 2025
Ambasada e RSH në Otava mori pjesë në një takim të organizuar nga Ambasada e Zvicrës, ku mori pjesë Ministri i Marrëdhënieve në Veri, Manitoba, Glen Simard. Po ashtu, Ambasada e RSH mori pjesë në Ditën e Flamurit të Finlandës dhe Ditën e Forcave të Armatosura të Finlandës.
29 Maj 2025
Ambasada e RSH në Otava mori pjesë në ceremoninë e inagurimit të Revistës “Diplomat”, organizuar në Otava, ku u mblodh tërë trupi diplomatik i akredituar në Otava.
30-31 Maj 2025
Për herë të parë, Shqipëria u përfaqësua në panairin “World Trade, Tourism & Investment” që u zhvillua në Toronto. Ky event vjen si panairi i katërt në muajt e fundit, duke nisur me promovimin e Shqipërisë në panairet me shkolla, kolegje dhe qendrat e ekspozitave tregtare dhe turistike. Shqipëria u prezantua me Konferencën “Showcasing Albania’s Potential” në tematikën Focus Inside Canada-Europe & the Mediterranean Bridges: Strengthening Economic and Cultural Ties.
31 Maj 2025
Ambasadorja Malo mori pjesë në një konferencë njëditore të titulluar “Mbrojtja e së Ardhmes së Ukrainës: Garancitë e Sigurisë, Rimëkëmbja dhe Rindërtimi“, të organizuar nga Organizata e NATO-s e Kanadasë, në bashkëpunim me Ambasadën e Ukrainës në Kanada, Konsullatën e Përgjithshme të Ukrainës në Toronto, dhe Dhomën e Tregtisë Kanada-Ukrainë.