Ambasadorja Artemis Malo mori pjesë në eventin e lançimit të Javës së Mirëseardhjes së Otavës 2025 (WOW), organizuar nga Z. Mark Sutcliffe, Kryetar Bashkie i Qytetit të Otavës, dhe Partneriteti Lokal i Imigracionit të Otavës (OLIP).
Në këtë pritje mëngjesi, u diskutua për rëndësinë e kapaciteteve mikpritëse të qytetit në një kohë të vështirë ekonomike dhe politike, si dhe për rolin që Otava luan si një vendbanim mikpritës për të gjithë ata që vijnë nga kultura të ndryshme.
Një nga veçoritë e kësaj pritjeje ishte pjesëmarrja e folësve të shquar që diskutuan për temën “Otava – Kanadaja që Duam” dhe për sfidat që qyteti dhe vendi përballen në këto kushte globale.
Eventi u përmbyll me Ceremoninë e Dhurimit të Çmimeve Vjetore të Ambasadorit të Mirëseardhjes së Otavës për vitin 2025, që nderon ata që kontribuojnë në mikpritjen dhe forcimin e lidhjeve ndërkombëtare.
WOW 2025 është një mundësi për të theksuar rolin e qytetit në promovimin e shumëllojshmërisë kulturore dhe përkrahjen e imigracionit, duke forcuar më tej pozitat e Otavës si një qytet tolerant dhe gjithëpërfshirës.