Ambasadorja Artemis Malo zhvilloi një takim me Z. Yvan Baker, deputet në Dhomën e Komunave të Kanadasë. Gjatë këtij takimi, u diskutua mbi marrëdhëniet e forta mes Shqipërisë dhe Kanadasë, si dhe mbi projektligjin e propozuar për shpalljen e muajit Nëntor si Muaji i Trashëgimisë Shqiptare në Kanada.