Ambasadorja Artemis Malo u takua me z. Karim Virani, Drejtor i Përgjithshëm për Çështjet Ndërkombëtare pranë Immigration, Refugees and Citizenship Canada, për të diskutuar forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e qeverisjes së migracionit dhe thellimin e marrëdhënieve ndërnjerëzore ndërmjet Shqipërisë dhe Kanadasë.
Takimi vuri në pah prioritetet e përbashkëta për promovimin e migracionit të sigurt, të rregullt dhe të mirëmenaxhuar, si dhe vijimin e dialogut dhe bashkëpunimit institucional. Gjithashtu, u diskutua organizimi i përbashkët i sesioneve informuese dhe aktiviteteve ndërinstitucionale që pritet të zhvillohen gjatë kësaj vere.



