
“Niagara Falls” e famshme per ujëvarat dhe bukuritë natyrore, me turistë nga e gjithë bota, këtë fundjavë ishte kuq e zi. Në kuadër të 105 vjetorit të Pavarësisë së Atdheut dhe Muajit të Trashëgimisë Shqiptare në Ontario, Flamuri Kombëtar u ngrit në sheshin kryesor të qytetit me praninë e autoriteteve vendore, ShBShK, kampionit të boksit kuq e zi, fituesit të një nate më parë, Kristian Prenga dhe bashkëatdhetarëve tanë. Mirënjohje autoriteteve Kanadeze, IBX dhe “Tiron Contracting” për mundësimin.


