Mësuesit dhe mësueset e shqipes në mbarë Kanadanë ofrojnë kontribut të vyer për mësimin dhe ruajtjen e gjuhës sonë të bukur si edhe kultivimin e kulturës kombëtare ndër brezin e ri. Ambasadori i Shqipërisë, z. Ermal Muça së bashku me Ambasadorin e Kosovës, z. Adriatik Kryeziu kanë falenderuar mësuesit në Otava dhe Toronto për përkushtimin, veçanërisht gjatë kësaj periudhe pandemie, si edhe kanë dhuruar abetaret, librat e nevojshëm për mësimin e gjuhës dhe një sërë titujsh për leximin jashtëshkollor mbërritur enkas nga Tirana për nxënësit e gjuhës shqipe.
Newsroom
Abetaret dhe librat e gjuhës shqipe mbërrinë në destinacion në Kanada.