“Albanian-Canadian Excellence Society” që prej themelimit disa vjet më parë, ka hapur horizonte të reja në aktivitetin komunitar të diasporës shqiptare në Kanada.
Gjatë aktivitetit të organizuar në bashkëpunim me “ACE Society”, ambasadori Muça ka uruar znj. Ilda Fida dhe bordin e ri energjik për suksese të mëtejshme, si edhe ka rikonfirmuar vullnetin për vijimin me përkushtim të bashkëpunimit të frytshëm dhe miqësor. Ai ka shprehur mirënjohjen institucionale për z. Ilir Azizi dhe znj. Denisa Balla, drejtues për disa vite dhe themelues të “ACE Society”.