Gjatë përshëndetjes së tij në mbrëmjen festive të organizuar nga Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze për nder të 109 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe me rastin e 5 vjetorit të miratimit të ligjit për shpalljen e nëntorit Muaj i Trashëgimisë Shqiptare në Ontario, Ambasadori Muça vuri në dukje se komuniteti shqiptaro-kanadez përbën një urë të fortë dhe të qëndrueshme ndërmjet Shqipërisë dhe Kanadasë dhe luan një rol të rëndësishëm për ruajtjen dhe promovimin e vlerave tona kombëtare në Kanada.
Ai shprehu mirënjohjen institucionale ndaj Grupit të Punës për Trashëgiminë pranë SHBSHK, si edhe ansamblit “Shqiponjat e Vogla”.
Krahas anëtarëve të parlamentit, znj. Julie Dabrusin dhe z. Ivan Baker ishin të pranishëm bashkëatdhetarë nga Toronto, Otava dhe Montreali, si edhe e përfaqësues të disa organizatave të diasporës në Ontario.