Ambasadori i Shqipërisë, z. Ermal Muça ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ambasadoren e re të Kanadasë në Shqipëri, rezidente në Romë, znj. Elissa Golberg, ndërsa po viziton për herë të parë Tiranën.
Ambasadori Muça e ka uruar Ambasadoren Golberg për fillimin zyrtarisht të detyrës. Ata kanë bashkëbiseduar mbi një sërë temash me përkushtimin e ndërsjellë për koordinim të ngushtë, në funksion të avancimit të mëtejshëm dhe zgjerimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit në rrafshin dy dhe shumëpalësh, në përputhje me prioritetet e përbashkëta të dy vendeve.