Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Kanada, Znj. Artemis Malo, u prit në një takim të përzemërt nga Shefja e Delegacionit të Bashkimit Europian në Kanada, Znj. Geneviève Anne M. Tuts.
Gjatë bashkëbisedimit, vëmendja u përqendrua mbi procesin e Integrimit Europian të Shqipërisë, sfidat aktuale dhe pritshmëritë në funksion të avancimit të mëtejshëm të këtij procesi strategjik për vendin tonë.
Të dyja palët nënvizuan rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, duke vlerësuar marrëdhëniet e konsoliduara ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian si dhe partneritetin e qëndrueshëm në kuadër të vlerave të përbashkëta europiane.
Në takim u theksua gjithashtu angazhimi i ndërsjellë për të forcuar më tej bashkëpunimin në kuadër të pranisë diplomatike në Kanada, duke u mbështetur në prioritetet respektive dhe misionin e përbashkët për promovimin e vlerave të integrimit, demokracisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.