Një ditë e mbushur me aktivitete të ndryshme dhe të rëndësishme u zhvillua në Ottawa, për të nderuar dhe vlerësuar rolin thelbësor të grave në shoqëri. Personazhe të veçanta, me rrugëtimin e tyre frymëzues, ndanë mesazhe solidariteti dhe fuqizimi gjatë eventeve të organizuara.
Dita nisi me aktivitetin e organizuar nga Kryetari i Bashkisë së Ottawa-s, duke vijuar me eventin mbresëlënës të Klubit të Grave të Kanadasë, dhe u përmbyll me një mbrëmje madhështore në sallën e Parlamentit, ku me prezencën e Guvernatores së Përgjithshme dhe organizimin e përkryer nga “Elevate International”, u kremtua dita në një atmosferë të jashtëzakonshme.
Gëzuar ditën Ndërkombëtare të Gruas!