Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Kanada, znj. Artemis Malo, mori pjesë në aktivitetet e organizuara nga komuniteti shqiptar i Montrealit për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Kjo ditë reflektimi u shndërrua në një takim të veçantë, ku u ndanë rrëfime historish sakrificash, suksesi dhe krenarie që pasqyrojnë përpjekjet dhe kontributin e jashtëzakonshëm të grave shqiptare.
Ambasadorja Malo falenderon të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe kontributin e tyre në ngritjen e imazhit të Shqipërisë dhe të komunitetit shqiptar, një imazh që sot na bën krenarë në çdo cep të botës.
Një falënderim i veçantë shkon për Shoqatën e Komunitetit Shqiptar në Montreal, organizatorin Albevent, grupin e valltarëve “Albos”, mësimdhënësit e Gjuhës Shqipe në shkollat “Naim Frashëri” dhe “Dardania”, si dhe për të gjithë bashkëpunëtorët që kontribuuan në organizimin, dekorin, muzikën dhe përgatitjen e gatimeve të shkëlqyera, që dhanë një ngjyrë të veçantë këtij eventi.