Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Kanada, znj. Artemis Malo, nderoi me praninë e saj festimet e Ditës Ndërkombëtare të Gruas që u zhvilluan në British Columbia. Ky event i rëndësishëm u organizua për të nderuar dhe vlerësuar kontributin e jashtëzakonshëm të grave në shoqëri, si dhe për të nxjerrë në pah rolin thelbësor të tyre në zhvillimin social, ekonomik dhe kulturor.
Gjatë aktivitetit, Ambasadorja Malo shprehu falënderimet dhe urimet më të mira për gratë shqiptare dhe ato kanadeze, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit, fuqizimit dhe respektit të barabartë për të gjitha gratë në mbarë botën.
Pjesëmarrja e Ambasadores në këtë ngjarje reflektuar angazhimin e vazhdueshëm të Republikës së Shqipërisë për promovimin e të drejtave të grave dhe avancimin e barazisë gjinore në të gjitha nivelet.