Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Kanada, znj. Artemis Malo, u prit në një takim nga Presidenti i Universitetit British Columbia (UBC), Dr. Benoit-Antoine Bacon.
Gjatë këtij takimi u diskutuan mundësitë konkrete për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet universiteteve shqiptare dhe UBC-së, me fokus në programe shkëmbimi studentësh, projekte të përbashkëta kërkimore dhe partneritete akademike.
Palët ranë dakord për vijimin e punës me qëllim nënshkrimin e marrëveshjeve konkrete dhe krijimin e urave të komunikimit në nivelin universitar, duke kontribuar në avancimin e edukimit dhe bashkëpunimit shkencor mes dy vendeve.