Alternativa Shqiptaro-Kanadeze për Zhvillim (ACDA), në bashkëpunim me Agjensinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, organizuan webinarin me temë: “Digjitalizimi dhe indeksimi i revistave akademike, një realitet në zhvillim”.
Morën pjesë dhe përshëndetën të pranishmit nga Shqipëria dhe Kanadaja, Ambasadori Ermal Muça dhe Zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit Albana Tole.