Më datë 20 Shkurt 2025, znj. Artemis Malo, Ambasadore e Republikës së Shqipërisë në Kanada, zhvilloi një takim kortezie me z. Alessandro Cattaneo, Ambasador i Republikës së Italisë në Kanada.
Bashkëbisedimi miqësor ndërmjet dy Ambasadorëve u fokusua në marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë, vlerat e përbashkëta, komunitetet e të dy vendeve në Kanada, si edhe angazhimin e ndërsjellë për forcimin e bashkëpunimit gjatë shërbimit në Kanada.
Newsroom
Ambasadorja Malo, zhvilloi një takim kortezie me z. Alessandro Cattaneo, Ambasador i Republikës së Italisë në Kanada.