
Gjatë pritjes së fundvitit për drejtuesit e misioneve diplomatike Ambasadori Muça u takua me z. François-Philippe Champagne, Ministër i Punëve të Jashtme. Solidariteti i Kanadasë menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit në vendin tonë, fushata në kuadër të procesit të rindërtimit dhe angazhimi i Kanadasë në këtë drejtim ishte në thelb të bashkëbisedimit, krahas forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe si edhe bashkëpunimit gjatë Kryesisë shqiptare të OSBE për vitin 2020.


