Z. Ermal Muça, Ambasador i RSH-së në Kanada, mori pjesë në drekën e dhënë me rastin e përfundimit të misionit të tij në Kanada nga z. Rob Oliphant, anëtar i parlamentit dhe Sekretar Parlamentar i Ministres së Punëve të Jashtme.
Ky event shërbeu si një mundësi e mirë për të reflektuar mbi progresin e shënuar në lidhjet dhe marrëdhëniet e forta ndërmjet Shqipërisë dhe Kanadasë, mbi reputacionin e Shqipërisë dhe komunitetit shqiptar në Kanada. Partneriteti i konsoliduar ndërmjet Shqipërisë dhe Kanadasë do të vijojë të njohë nivele të reja në të ardhmen.