Ambasadori Muça ka zhvilluar një takim me znj. Sandra McCardell, Ndihmës Zëvendësministre e Punëve të Jashtme për Evropën dhe Lindjen e Mesme.
Bashkëbiseduesit janë fokusuar mbi vlerat e përbashkëta dhe partneritetin ndërmjet dy vendeve, me fokus në fuqizimin e mëtejshëm të tij për përballjen e sfidave të kohës.