Nata Korçare mblodhi shqiptarët e Torontos, me origjinë nga Korça, por gjithashtu të ftuar nga komunitete të tjera. Ky event, i realizuar nën kujdesin e RH Scholarship dhe Z. Alqi Karanxha, pati një pjesëmarrje të veçantë nga Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Kanada, Znj. Artemis Malo.
Gjatë natës, u promovuan traditat e pasura shqiptare dhe vlerat kombëtare përmes një programi artistik, duke sjellë një frymë uniteti dhe krenarie për Shqipërinë.
Një falënderim i thellë për komunitetin shqiptar në Kanada, që gjithmonë është ambasador i vërtetë i kulturës dhe traditave tona. Jeni shembulli më i mirë i forcës, unitetit dhe dashurisë për atdhenë.