Në një takim të zhvilluar on-line, Ambasadorja Artemis Malo dhe Z. George Soleas, Presidenti i LCBO (Liquor Control Board of Ontario), diskutuan mundësitë e bashkëpunimit mes operatorëve shqiptarë dhe kompanisë kanadeze të alkolit. Takimi theksoi rëndësinë e përshpejtimit të mundësive për të avancuar marrëdhëniet dhe shkëmbimin në fushën e industrisë së verës dhe alkoolit.
Z. Soleas, i cili është një ekspert i njohur i industrisë së verës në Kanada dhe ka një karrierë të shkëlqyer në LCBO, pritet të takojë Ambasadoren Malo në ambientet e LCBO për të diskutuar më tej detajet e bashkëpunimit, duke përfshirë hapat e nevojshëm për realizimin e mundësive të bashkëpunimit.
Me një karrierë që filloi në vitin 1997, Z. Soleas ka shërbyer në pozita të ndryshme udhëheqëse dhe ka kontribuar në zhvillimin e industrisë së verës dhe alkoolit në Kanada, duke u emëruar President dhe Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i LCBO në vitin 2016.
Ky takim është një hap i rëndësishëm për të thelluar bashkëpunimin ekonomik midis Shqipërisë dhe Kanadasë në këtë sektor strategjik, me fokus të veçantë në promovimin e prodhimeve shqiptare të verës dhe alkoolit në tregun kanadez.