Znj.Artemis Malo, Ambasadore e RSH-së në Kanada, zhvilloi një takim me znj. Shendra Melia, Kryetare e Grupit Negociator për Transportin Ajror të Kanadasë, pranë Departamentit të Punëve të Jashtme, Tregtisë dhe Zhvillimit, me qëllim diskutimin për krijimin e mundësive për vendosjen e një linje direkte ndërmjet Shqiperisë dhe Kanadasë.
Në këtë takim ishin të pranishëm znj. Reanude Bender, Zëvendës-drejtore e Divizionit të Politikave të Shërbimit Tregtar, z. Samuel L´ Heureux, Analist i Politikave pranë Departamentit të Transportit të Kanadasë, si edhe z. Malek Amouni, Koordinator i Shërbimeve Ekzekutive pranë DFATD.
Në përfundim të takimit, palët dakordësuan vijimin e komunikimit në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Shqiperisë dhe Kanadasë në fushën e transportit ajror, duke konsideruar mundësinë e fluturimeve direkte Kanada- Shqipëri.

