Ambasadorja e Shqipërisë në Kanada zhvilloi një takim në ambientet e LCBO në Toronto.
LCBO ( Bordi i Kontrollit të Likerit të Ontario) është një ndërmarrje qeveritare e pijeve alkolike.
Rreth 28,000 produkte në vit, tregëtohen nga më shumë se 80 vende të botës, për konsumatorët dhe institucionet e licencuara.
Z. Arqile Karanxha, nga Korça, është prej shumë vitesh Drejtor në Shërbimet Komerciale të LCBO. Në bisedimin shumë produktiv me krejt grupin e supertalentuar të shqiptarëve me angazhim në këtë ndërmarrje, konluduam në mundësi për projekte me interes të të dy vendeve. Rafti me produkte “ international” do të ketë edhe produktet e alkolit made in Albania.
Krenarë për njerëzit e punës dhe suksesin që shqiptarët kanë arritur në Kanada. Është genetike, mençuria, fisnikëria dhe integriteti!