Një ditë shumë e rëndësishme për komunitetin shqiptar në Windsor që shënoi dy festime.
U mblodhëm për të festuar 17 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës me shqiptarë nga të gjitha trevat tona, si edhe zyrtarisht krijimin e shoqatës më të re në Kanada.
Kjo shoqatë arriti që brenda një kohe rekorde të bëjë një organizim fantastik, ku morën pjesë mbi 450 shqiptarë.
Të pranishëm ishin Ambasadorja e Shqipërisë në Kanada znj. Artemis Malo, Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Toronto Z. Kadri Dakaj, deputetë federal kanadez, përfaqësues nga Këshilli Komunal i Windsor, kryetarë nga shoqata tjera shqiptare nga Londoni, Kitchener, Toronto, shumë personalitete dhe aktivistë të tjerë dhe shumë qytetarë të cilët bashkarisht u kënaqën nën tingujt e muzikës shqip.
Një falenderim e përgëzim i veçantë për kryetarin e shoqatës së Windsor, z. Uran Kuqi dhe për bordin drejtues të kësaj shoqate, për punën dhe përkushtimim e organizimit të një mbërmjeje të tillë, me kaq përmasa të mëdha, e para për gjithë komunitetin shqiptarë të Windsor.
Falenderim po ashtu për femijët, valltarët, artistët që përformuan me një program të larmishëm kulturor.
Të bashkuar jemi më të fortë!