Në datë 09 dhjetor 2024, znj. Mélanie Joly, Ministre e Punëve të Jashtme të Kanadasë, zhvilloi një pritje në prag të festave të fundvitit, për nder të krerëve të misioneve diplomatike, me prani të Kryeministrit Justin Trudeau.
Në këtë pritje mori pjesë edhe znj. Artemis Malo, Ambasadore e Shqipërisë në Kanada.
Në emër të Republikës së Shqipërisë dhe komunitetit Shqiptar, u përcollën urimet më të mira për festat e fundvitit si edhe mirënjohja për partneritetin dhe marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve.