Fairleigh Dickinson University në Vancouver mirëpriti Znj. Artemis Malo, Ambasadoren e Shqipërisë në Kanada, si pjesë e serisë “Diplomatic Circle Series”.
Për 37 vjet, Shqipëria dhe Kanadaja kanë ndërtuar lidhje të forta diplomatike, dhe Ambasadorja Malo angazhoi studentët në një diskutim të thelluar mbi politikën e jashtme shqiptare dhe zhvillimet në marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve tona.
Ambasada e Shqipërisë është e përkushtuar thellësisht në promovimin e një arsimi global. Përmes iniciativave si “Diplomatic Circle Series”, krijojohen hapësira për dialog të frytshëm, shkëmbim kulturor dhe bashkëpunim ndërkombëtar.