Në kuadër të takimeve të planifikuara në Provincën e British Columbia, Konsulli i Nderit, Z. Edison Heba, mundësoi një takim në zyrat e Konsullatës me Z. Bruce Ralston, ish-Ministër i Pyjeve, Ministër i Energjisë dhe Inovacionit, si dhe Ministër i Posaçëm për Korporatën Konsullore të British Columbia.
Gjatë takimit, u shqyrtuan mundësitë e pashfrytëzuara deri më tani për bashkëpunim dhe interes të përbashkët mes dy palëve. Z. Ralston ndau me ne disa nga prioritetet kryesore të politikës së jashtme të qeverisë dhe pikat e kontaktit ku mund të adresojmë shprehjet e interesit tonë.
Njëkohësisht, përgëzojmë Z. Edison Heba për punën e shkëlqyer që ka realizuar në emër të komunitetit shqiptar dhe për interesin kombëtar.