Vizita në Asamblenë Legjislative të Provincës së British Columbia shënoi një moment historik për Shqipërinë dhe komunitetin shqiptar në Kanada. Për herë të parë, një Ambasador i Republikës së Shqipërisë, shoqëruar nga Konsulli i Nderit, Z. Edison Heba, vizitoi godinën e Asamblesë dhe u prit në një takim të veçantë nga Kryetari i Asamblesë Legjislative, Shkëlqesia e tij Z. Raj Chouhan.
Gjatë vizitës, Ambasadorja u prezantua para deputetëve dhe ishte pjesë e një seance parlamentare, të cilën edhe e ndoqi gjatë zhvillimit.
Një tjetër moment historik u shënua me ngritjen e flamurit kombëtar shqiptar krahas flamurit kanadez, në oborrin e godinës madhështore të Asamblesë Legjislative. Flamuri shqiptar valviti me krenari gjatë gjithë ditës, si simbol i miqësisë dhe marrëdhënieve të ngushta mes dy kombeve.