Më datë 10 dhjetor 2024, znj. Artemis Malo, Ambasadore e RSH-së në Otava, u mirëprit në një takim tête-à-tête me znj. Mary Simon, Guvernatoren e Pergjithshme të Kanadasë.
Gjatë këtij takimi u vlerësuan marrëdhëniet pozitive ndërmjet dy vendeve si edhe u diskutua mbi mundësitë për bashkëpunim në ceshtjet me interes të ndërsjellë.