Përpjekjet për të mundësuar linjën direkte ajrore midis Kanadasë dhe Shqipërisë vijojnë me intensitet. Nëpërmjet negociatave të shumta dhe të strukturuara, synohet të krijohet një “urë komunikimi” që do të mundësojë realizimin e një marrëveshjeje me operatorët ajrorë të të dy shteteve.
Në komunikimin e fundit me Air Transat, u diskutuan faktorët statistikë dhe analiza e infrastrukturës aktuale të transportit ajror, si dhe mundësitë për zhvillimin e një rruge të drejtpërdrejtë që do të lidhë dy vendet, duke forcuar lidhjet ekonomike dhe kulturore.