Z. Sokol Dedja, Drejtor i Përgjithshëm për Çështjet Politike dhe Strategjike përfaqësoi Shqipërinë në Konferencën e Parë të Themelimit të Qendrës së Ekselencës për Ndryshimet Klimatike dhe Sigurinë të organizuar nga Kanadaja.
Ai u takua, gjithashtu, me z. Andrew Turner, Drejtor i Përgjithshëm në detyrë për Evropën Lindore dhe Euroazinë, për të diskutuar përgatitjet e përbashkëta me rastin e 35 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri- Kanada.