Ambasadorja Malo iu bashkua aktivitetit përkujtimor dhe festues me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës në Otavë.
Ky përvjetor përkujtoi një moment historik me rëndësi të jashtëzakonshme për kombin shqiptar dhe u shënua me fjalë përshëndetëse, interpretim të muzikës tradicionale, simbolikë kombëtare dhe një atmosferë uniteti e krenarie.
Pjesëmarrësit shprehën vlerësimin për arritjet e deritanishme të Kosovës si shtet demokratik dhe sovran, si dhe nevojën për të vijuar bashkëpunimin ndërmjet diasporës dhe institucioneve shqiptare për të forcuar më tej imazhin e kombit dhe rolin e tij në skenën ndërkombëtare.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kanada, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës, përcolli urimet më të përzemërta për këtë përvjetor të rëndësishëm, duke riafirmuar angazhimin për forcimin e lidhjeve mes komuniteteve shqiptare në Kanada dhe për promovimin e vlerave të përbashkëta kombëtare.
Urime 17-vjetorin e Pavarësisë, Kosovë e dashur!