Me krenari dhe emocion të veçantë, Ambasadorja Malo ju bashkua komunitetit shqiptar në Toronto për të festuar 17-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës – një moment historik i jashtëzakonshëm që shënon rrugëtimin e një kombi drejt lirisë, demokracisë dhe paqes së qëndrueshme.
Tingujt e muzikës tradicionale, flamujt kuq e zi dhe kuq e kaltër, si dhe fjalët e ndjera të bashkatdhetarëve që folën për rrugëtimin e lavdishëm të Kosovës dhe sfidat e përbashkëta të diasporës, krijuan një mbrëmje të paharrueshme dhe të mbushur me ndjenjë atdhedashurie.
Me këtë rast, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kanada përshëndet përzemërsisht këtë moment të shënuar, duke uruar përparim të mëtejshëm për shtetin e Kosovës dhe forcim të vazhdueshëm të lidhjeve midis shqiptarëve në mbarë botën.
Gëzuar 17 vite Pavarësi, Kosovë e dashur!