Gjatë vizitës së saj në Kanada, Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, zhvilloi një vizitë në Kolegjin e Forcave të Armatosura të Kanadasë, me qëllim njohjen me programet e përgatitjes së Forcave të Armatosura dhe mundësitë e aplikimit për ushtarakët shqiptarë.
Shqipëria dhe Kanadaja ndajnë të njëjtat qëndrime dhe angazhime për të gjitha çështjet globale dhe njëkohësisht po rrisin bashkëpunimin në OKB, ku shërben si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit. Partnere të denja në NATO për mbrojtjen e sigurisë dhe të paqes.