Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Toronto, Kanada.
Gjatë këtij takimi, znj. Nikolla ka shprehur mirënjohjen ndaj Shoqatës Bashkësia Shqiptaro-Kanadeze, Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze të Ekselencës, Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze të Avokatëve, dhe Fondacionit të Bursave RH për punën e shkëlqyer në ruajtjen e vlerave kombëtare e komunitare, promovimin e talenteve në Diasporë, bashkëpunimin me institucionet kanadeze dhe lidhjet e fuqishme me Shqipërinë.
Shpallja me ligj nga Asambleja Legjislative e Ontarios e muajit nëntor si muaji i trashëgimisë kulturore shqiptare në Ontario është cilësuar nga znj. Nikolla si një konfirmim i kontributit ekonomik, shoqëror dhe kulturor të diasporës.