Në kuadër të 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë si edhe muajit të Trashëgimisë shqiptare në Ontario, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kanada shfaqi filmat “Tana” dhe “Nëntori i dytë” për komunitetin shqiptar në Otava por edhe miq e bashkëpuntorë kanadezë dhe ndërkombëtarë, me qëllim prezantimin me një pjesë të çmueshme të artit dhe kulturës shqiptare..
Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit (AQSHF) në suazën e proçesit të restaurimit dhe dixhitalizimit të filmave të vjetër shqiptar ka realizuar restaurimin e filmave “Tana” dhe “Nëntori i dytë” , ndër të tjerë, si edhe ka mundësuar titra në gjuhën angleze si edhe frënge për këta filma.
Pas shfaqjes së filmave, të pranishmit kanë mundur të shijojnë ekspozitën “Rruga e Lirisë: Çlirimi i Shqipërisë në fotografitë historike”.