Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, znj. Olta Xhaçka, zhvilloi një takim me Kryetarin e Kuvendit të Kanadasë, z. Anthony Rota.
Ministrja Xhaçka vlerësoi mbështetjen e Kanadasë ndaj vendit tonë, duke e cilësuar atë një mike të çmuar dhe partnere të vlefshme për Shqipërinë.
Ministrja Xhaçka dhe Anthony Rota u dakordësuan për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit Shqipëri-Kanada, në fusha të reja nga të cilat do të përfitojnë njerëzit e dy vendeve.
Kjo është vizita e nivelit më të lartë që zhvillohet nga Kanadaja në vendin tonë, gjatë së cilës krahas takimeve të nivelit të lartë, Anthony Rota do t´i adresohet edhe séances plenare të Parlamentit të Shqipërisë.
Vizita e tij vjen në kuadër të 35-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Kanadasë.