Me iniciativën e deputetit Yvan Baker, në Dhomën e Komunëve të Kanadasë është riprezantuar projektligji për njohjen e muajit Nëntor si Muaji i Trashëgimisë Shqiptare në të gjithë territorin e Kanadasë. Ky është një moment i rëndësishëm për komunitetin shqiptar në Kanada, i cili ka kontribuar në mënyrë të jashtëzakonshme në aspektin ekonomik, social dhe kulturor të vendit, si dhe në forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare mes dy popujve.
Muaji i Trashëgimisë Shqiptare i jep mundësinë komunitetit shqiptar të vlerësojë kontributet e tij të çmuara, duke njohur përpjekjet dhe angazhimin e vazhdueshëm për zhvillimin dhe integrimin e shoqërisë kanadeze.
Një falënderim i veçantë shkon për Z. Yvan Baker për angazhimin e tij dhe për të gjithë ata që mbështesin këtë nismë, si Peter Fonseca MP, Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze, dhe Ruki Kondaj për bashkëpunimin e tyre të çmuar.