Në kuadër të Javës së Frankofonisë, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kanada mori pjesë me krenari në edicionin e dytë të ngjarjes “La Francophonie en fête au Lycée Claudel”. Gjatë këtij eventi, së bashku me misionet e tjera diplomatike të akredituara në Kanada, Ambasada pati mundësinë të promovojë pasurinë e kulturës dhe turizmit shqiptar.
Ky aktivitet ishte një mundësi e shkëlqyer për të theksuar vlerat kulturore të Shqipërisë dhe për të ndarë me publikun kanadez traditat, historinë dhe destinacionet e bukura turistike të vendit tonë.