Më datë 18 shkurt 2023, Ambasada shqiptare në Otava mirëpriti në ambientet e saj Ansamblin “Shqiponjat e vogla”. Ky grup valltarësh, i përbërë nga të rinj dhe të reja të lindur ose të ardhur në moshë të vogël në Kanada, prej vitesh tashmë promovon folklorin dhe traditat shqiptare në Kanada dhe jashtë saj, përfshirë në festa dhe ditë të shënuara për kombin shqiptar.
Ambasadori Muça në fjalën e tij përshëndetëse përgëzoi të rinjtë e këtij grupi duke iu uruar suksese të mëtejshme si edhe shprehu falenderimet e tij për prindërit e këtyre të rinjve dhe në vecanti koreografin Ramazan Këllezi për angazhimin dhe kontributin e pakursyer.